• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

MERKATO E VERËS/ Partizani ja bën “bum” në fund, shikoni të gjitha lëvizjet te “demat”

Byadmin

Sep 7, 2021

Partizani priti ditët e fundit të merkatos për të shpërthyer.

“Demat e Kuq” të drejtuar nga Ilir Daja, ja bënë “bum” me zyrtarizimet në orët e fundit, duke kompletuar kështu ekipin.

May be an image of 1 person and text

Ergys Kaçe, ishte padyshim afrimi më i bujshëm në këtë merkato, ish-futbollisti i Kombëtares, do të militojë për herë të parë në Kategorinë Superiore.

Për sa i përket sulmit, ai u kompletua me kroatin Filipoviç, i cili pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim.

May be an image of 1 person and text

Një goditje cilësore mund të konsiderohet edhe rikthimi i Esas Malës.

Të shumta ishin edhe lëvizjen në dalje te skuadra e Partizanit, ku spikasin emra si Asani, Çinari, Bardhi, Bitri dhe Hakaj, të cilët arritën të jepnin një kontribut të çmuar te “demat e kuq”.

“Panorama Sport” ju sjell tabelën e plotë të merkatos verore të Partizanit:

May be an image of 1 person and text

TABELA E PLOTË E MERKATOS VERORE TË PARTIZANIT–

Afrime: Ergys Kaçe, Emiljano Musta, Herald Marku, Dajan Shehi, Arinaldo Rrapaj, Filip Gligorov, Eljon Sota, Vokli Laroshi, Aleksandar Damçevski, Klevis Dragaj, Gresild Lika, Pape Saliou Sembene, Kamara Abubakar, Maguete Gueje, Albion Marku, Dean Liço (në huazim nga Askoli), Xhafer Hodo, Andrija Filipoviç;

Largime: Uilliam Melo, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Jasir Asani, Eraldo Çinari, Hektor Idrizaj, Eneo Bitri, Esin Hakaj, Rron Broja, Livio Malaj, Ferhan Hasani, Jurgen Bardhi, Eneid Kodra, Agim Dajçi (huazim te Besa), Kevi Llanaj, Denis Balla, Gehard Hasa;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *