• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

MERKATO E VERËS/ Nga Zinedini te Latifi, Vllaznia e mbyll me 16 afrime. Ja të gjitha lëvizjet e shkodranëve

Byadmin

Sep 7, 2021

Vllaznia me afrimin e sulmuesit Kaine dhe kosovarit Sadrija ka mbyllur merkaton e verës. Ditët e fundit të tij, ekipi nuk ka pasur të reja në merkato.

May be an image of 1 person

Kuqeblutë e kanë mbyllur me 16 afrime. Lojtarë të huaj e ata të dalë nga akademia.

May be an image of 1 person

Vllaznia është forcuar në çdo repart dhe madje duke dubluar çdo sektor të fushës. Bulatoviç, Dianje, Hakaj, Paloka, Mulliu, Smajli e Shimaj janë afrimet e bëra për mbrojtjen, ndërsa për mesin e fushës janë afruar Heriç, Mustedanagiç, Latifi, Sadrija e Gustavo.

May be an image of 2 people and people standing

Ndërkohë, afrime cilësore pritet të ketë edhe sulmi Gjurgjeviç, Aralica e Kaina e Çoba janë pjesë e lojtarëve që këtë vit do të kontribuojnë për kuqeblutë

May be an image of 1 person

Vllaznia ka dy skuadra në dispozicion dhe ky duket se është sezoni ideal për të pretenduar titullin kampion.

May be an image of 1 person

Ndryshimet që kanë ndodhur në merkato dhe alternativat e shtuara në të gjitha repartet për trajnerin Tomas Brdariç, e bëjnë ekipin kuqeblu të frikshëm.

May be an image of 1 person

LËVIZJET TE VLLAZNIA: 

Afrime: Egzon Shimaj, Darko Bulatoviç, Fahrudin Gjurgjeviç, Liridon Latifi, Uellington Gustavo, Ante Aralica, Fallou Dianje, Elvedin Heriç, Esin Hakaj, Kaina Nunjes, Albin Sadrijaj, Zinedin Mustedanagiç, Smajli, Çoba, Mulliu, Paloka, ;

May be an image of 3 people and people standing

Largime: Albion Avdijaj, Elom Nya-Vexhi, Salim Cise, Nertil Hoxhaj, Dajan Shehi, Demir Imeri, Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Eni Imami, Haris Dilaver, Millosh Kaleziç;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *