• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

MERKATO E VERËS/ Klubi me më pak afrime në Superiore, Skënderbeu mjaftohet me vetëm 7 futbollistë në hyrje

Byadmin

Sep 7, 2021

Skënderbeu është klubi me më pak afrime në Kategorinë Superiore. Korçarët u mjaftuan me vetëm 7 futbollistë në hyrje, ndërkohë që numri i të larguarve ishte 2 më shumë se të afruarit.

Nga portiere Ruçi te mbrojtësi Vrapi dhe sulmuesi Bismark, trajneri Migen Memelli tashmë e ka grupin e kompletuar, teksa do të tentojë të zhvillojë një tjetër sezon të suksesshëm.

Bruno Riter ishte futbollisti i regjistruar në limitet e merkatos. Mesfushori që në të kaluarën është aktivizuar edhe te Vasko de Gama, pritet të rrisë cilësitë në mesfushën e korçarëve.

May be an image of 2 people and text

JA LISTA E PLOTË E LËVIZJEVE TË SKËNDERBEUT NË MERKATO:

Afrime: Shkëlzen Ruçi, Jurgen Vrapi, Ardit Nikaj, Ngisah Bismark, Jozef Asante, Bruno Riter, Mërgim Shala;

Largime: Fallou Nxhie, Aleksandros Rahim, Shqiprim Taipi, Ditmar Bicaj, Mario Dajsinani, Arinaldo Rrapaj, Remi Dujardin, Aleksandros Tereziu, Alban Shabani;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *