• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

MERKATO E VERËS/ Kastrioti, mësoni të gjitha lëvizjet e kryera nga krutanët

Byadmin

Sep 7, 2021

Merkatoja në Shqipëria u mbyll zyrtarisht ditën e djeshme duke mbyllur kështu një verë plot transferime e largime për të gjitha skuadrat e Superiores.

Një prej tyre dhe Kastrioti. Krutanëve iu larguan disa emra të rëndësishëm në fillim të merkatos si Patrik Bardhi, Ermir Rezi, Shkalla, De Silva e Zhivanaj, por Kastrioti u hodh në aksion vetëm kohët e fundit duke afruar disa lojtarë si Edon Hasani, Edmir Sali, Bedri Kreca, Eneid Kodra e Olauale Onanuga.

Krutanët kanë zbritur dje në fushë pas një dite pushimi, nga ku kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Dinamos.

Atmosfera në kampin krutanë duket e mirë dhe për momentin vetëm Okebugu dhe Moraes ende nuk janë bashkuar ende me grupin, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha në dispozicion të stafit teknik për sfidën e së dielës.

‘Panorama Sport’ ju sjell tabelën e plotë të merkatos verore të Kastriotit:

Afrime: Edon Hasani, Edmir Sali, Ruben Silva, Bedri Greca, Olauale Onanuga, Enes Isufi, Elton Vata, Donald Mëllugja, Endri Reçi, Eneid Kodra, Damir Grgiç, Mikael Sulka, Skënder Qato, Bekim Dida, Marin Mudrazija.

Largime: Edi Nikolas Bojom, Patrik Bardhi, Ermir Rezi, Xhulio Mehmeti, Silvestër Shkalla, Realf Zhivanaj, Amer Duka, Silvio Vokrri, Fjoralb Deliaj, Klejdi Daci, Laurenc Xheka, Rei Nuriu, Isli Hidi, Emiliano Çela , Devid De Silva;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *