• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

“Më shumë mundësi punësimi”, mes të rinjve, Majlinda Bregu jep lajmin e mirë

Byadmin

Sep 7, 2021

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka zhvilluar së fundmi një takim më një grup të rinjsh, ku dhe ka dhënë një lajm shumë të mirë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bregu ka bërë të ditur se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe biznesi në rajon do të vijnë me një nismë, e cila synon punësimin e të rinjve.

Ndër të tjera ajo ka shkruar se kjo nismë ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal, lehtësimin e lëvizjeve, për më shumë mundësi punësimi dhe për njohjen e diplomave.

“Sa herë kam nevojë të rifreskoj kokën e mendimet për të kuptuar si e sheh rinia botën, shoqërinë, trendet në punë apo media sociale, më duhet të pyes të rinjtë e familjes.

Herë herë marr përgjigjen që dua, jo rrallë zemërimin e moshës, por gjithmonë dëgjoj një gjë që se di.
Edhe dje, para se të nisesha për aktivitetin me Ministrat e Financave të rajonit #nëShkup, preferova të takohem me të rinjtë, për t’i dëgjuar. Dhe ja vlejti #unediunepunoj ose #jobsandskills coalition se shpejti si nismë e @regionalcooperationcouncil_rcc dhe biznesit në rajon.

Për më shumë bashkëpunim rajonal.
Për lehtësim lëvizjesh, ndër vendet e rajonit.
Për më shumë mundësi punësimi.
Për njohjen e diplomave”, ka shkruar Majlinda Bregu në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *