• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Rudi Vata: Nuk e kemi privilegjin të mos e aktivizojmë Brojën! Hafizi: Bajrami gabim që luajti!

Byadmin

Sep 6, 2021

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, i thuri elozhe Armando Brojës, pas golit historik të realizuar ndaj Hungarisë. I ftuar në studion e “Ëndërr Kuq e Zi”, Vata u shpreh:

“Ishte një fitore e merituar, sigurisht që skuadra reagoi mirë, kishte edhe lodhje fizike. Kjo fitore është tepër e vlefshme për vazhdimësinë e këtyre eliminatorëve.

Jam shumë i lumtur që Brojën tregoi vlerat e veta, tregoi që është lojtar i domosdoshëm i ekipit Kombëtar. Ka dinamizmin, agresivitetin dhe shpejtësinë. Prandaj thashë që para se të fillojë ndeshja, si ka mundësi, a e kemi ne privilegjin që mos e aktivizojmë Brojën. Jam shumë i lumtur për këtë fitoren dhe Brojën, një talent, një vlerë e rëndësishme për ekipin Kombëtar”, u shpreh Vata.

Kjo është ndeshja vendimtare për Shqipërinë", Rudi Vata surprizon me  deklaratën | CNA.AL

I ftuar studion e “Supersport”, ish-trajneri i Kombëtares. Astrit Hafizi komentoi zgjedhjet e trajnerit Reja për sfidën me Hungarinë duke i krahasuar me zgjedhjet që tekniku italian bëri kundër Polonisë.

“Ne kemi folur përpara që kemi pikëpamje dhe opinion pak të dyshimtë në zgjedhjet, sistemin që zgjedh trajneri. Kjo ndeshje na tregoi që kemi lojtar të mirë, por duhen vendosur aty ku duhet. Zëvendësimet duhen bërë aty kur duhet, jo kur jemi të kushtëzuar. Kjo ndeshje vuri para përgjegjësisë Rejën, sepse i ke mundësitë dhe është në dorën e trajnerit.

Në qoftë se ka diçka që nuk ecën e ka pak fajin trajneri, se zgjedhjet i ka. Këtë lojë u zëvendësua Bare me Bajramin në krahasim me Poloninë. Vendosja e Bajramit me Baren nuk është njësoj, sepse Bajrami luan pak më para, dhe ka një tipar që i afrohet sulmit më shumë.

Ky është ndryshimi sepse në qoftë se e rreshton skuadrën si në Poloni më shumë shkon të mbrojtja se te porta kundërshtare. Në qoftë se Roshi do të luante që në fillim në krahun e djathtë, do të kishim më shumë sulmues në lojë dhe mesfusha do të bënte punën e vet”, tha Hafizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *