• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Moment historik, ja kur Broja shpérthén në lòt pas ndeshjes! (VIDEO)

Byadmin

Sep 6, 2021

Shqipëria mori një fitore heroike 1-0 përballë Hungarisë e cila mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Botërorin “Katar 2022”.

Goli i fitores u shënua nga sulmuesi Armando Broja në minutën e 87-të të takimit duke çuar në delir zemrat e tifozëve kuqezi.

Por ky ishte dhe një gol historik pasi është goli i pari që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje midis tyre, i cili do të mbajë firmën e sulmuesit Armando Broja.

Pas ndeshjes, 19-vjeccari shpërtheu në lot ku pas tij shkuan të gjithë lojtarët e Shqipërisë duke e përkrahur.

Janë lot gëzimi këto, për një supersulmues që Shqipëria do të ketë në sulm në të ardhmen.

Të shumta kanë qenë komplimentet nga stafi i kuqezinjëve të Shqipërisë. Nga ana tjetër kishte edhe kritika për Brojën nga Reja se nuk po i jepte përgjigjen e pritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *