• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

MERKATO E VERËS/ Laçi e mbyll me nëntë afrime, Lukas Ramos në… kërkim

Byadmin

Sep 6, 2021

Skuadra e Laçit e mbyll merkaton e verës me 9 afrime në ekip. Ditën e fundit të merkatos, u tentuan edhe një mesfushor dhe një sulmues, madje deri në orët e fundit, por nuk u arritën akorde. Problemi kryesor ka qenë dokumentacioni për këta dy futbollistë, që nuk e mbyllën dot në kohë kalimin e tyre te kurbinasit. Ndërkohë, ka edhe një çështje të Laçit.

ÇËSHTJA – Mesfushori Lukas Ramos është bërë çështje te klubi kurbinas. Që prej muajit maj, braziliani ka braktisur skuadrën dhe nuk është rikthyer.

Klubi e ka njoftuar mesfushorin se duhet të rikthehet në ekip, pasi ka edhe një vit kontratë, por nuk ka pasur asnjë reagim nga numri 8 i bardhezinjve. Si pasojë, Laçi vazhdon ta gjobisë javë pas jave mesfushorin dhe mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet ky ngërç mes dy palëve.

AFRIMET – Siç u theksua më lart, Laçi ka afruar 9 lojtarë në këtë dritare transferimi. Saliu Guindo, Klinti Qato, Bashkim Velija, Mario Dajsinani, Marko Roganoviç, Renato Ziko, Dejan Zarubica, Ilirid Ademi, Viktor Velkoski janë futbollistët që i janë bashkuar kurbinasve për sezonin e ri futbollistik.

“Panorama Sport” ju sjell tabelën e plotë të merkatos verore të Laçi

TABELA E PLOTË E MERKATOS VERORE TË LAÇIT –

Afrime: Saliu Guindo, Klinti Qato, Bashkim Velija, Mario Dajsinani, Marko Roganoviç, Renato Ziko, Dejan Zarubica, Ilirid Ademi, Viktor Velkoski; Serxho Ujka

Largime: Kirian Nuabueze, Adolf Selmani, Klejdi Rapo, Edmir Sali, Dorian Kërçiku, Albion Marku, Erhun Obanor, Emiljano Musta, Redon Xhixha, Lukas Ramos?;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *