• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Kumbulla: Mund të shënoja por erdha më shpejt se ç’duhet! Gjimshiti: Triumf për motivim!

Byadmin

Sep 6, 2021

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla bëri një paraqtije pozitive ditën e djeshme në sfidën ndaj Hungarisë duke lënë pas krahëve humbjen e thellë 4-1 kundër Polonisë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me San Marinon, Kumbulla u ndal të fliste për triumfin e djeshëm dhe rastin flagrant që humbi në pjesën e parë.

Fitorja me Hungarinë– Jam shumë i lumtur që dje fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj që përveç dy rasteve që gabova, normale rezultati tregon që s’kemi luajti mirë ndaj Polonisë, por jam i lumtur për ndeshjen e djeshme.

Rasti i humbur- Nuk kisha çfarë të mendoja. Shkova shpejt në mbrojtje. Humba një rast të rëndësishëm, por ndodh në futboll. Nuk ke çfarë të bësh. Siç e thashë më parë, isha pak pafat, ishte top i shpejtë. Nuk mund të flasim për gjërat që kanë kaluar, është e kotë.

Minutat- Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë. Nuk kam problem të luaj me asnjë. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është ekipi kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin.

Shanset- Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në play-off.

Kundërshtari- Besoj se të dyja janë kundërshtar direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja. Shpresoj që ishalla po bëjnë ndonjë gol, jo vetëm me San Marinon por edhe me tjerat.

Kumbulla rrefen afrimin ne Kombetare - YouTube

Për Berat Gjimshitin kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme edhe për të besuar te vendi i dytë që mund t’i japë kualifikimin në Botëror. Për “Panorama Sport”, ai shprehet se i gëzohet rikthimit të tifozëve.

“Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, por jo perfekte, sepse kemi pasur sërish disa gabime, ku kemi rrezikuar në pjesën e parë në një rast ku kundërshtari doli i vetëm me Berishën.

Më pas në pjesën e dytë ishte edhe rasti tjetër i rrezikshëm. Janë gjëra që duhet të korrigjohen dhe duhet kujdes në të tilla ndeshje me ekipe të nivelit të lartë.

Edhe me Poloninë kjo na mungoi, ku unë besoj sërish që bëmë ndeshje të mirë, por gabimet individuale na kushtuan shumë”.

VENDI 2 – “Kjo fitore si fillim duhet të jetë një motivim për të gjithë ekipin, pasi në futboll gjithçka është e mundur. Ëndrrat janë për t’u realizuar dhe kemi për të dhënë gjithçka në fushë e ta arrijmë atë sukses, ku besoj se do të kemi motivim akoma më shumë”.

TIFOZËT – “Personalisht më kanë munguar më shumë se një vit e gjysmë, edhe me klubin ku kam luajtur, ku javën e kaluar luajtëm me pak tifozë. Është gjë tjetër futbolli me tifozë, pasi çdo futbollist ndihet më mirë, sidomos kur luan në shtëpi”.

SAN MARINO – “Është e rëndësishme, mbaj mend ndeshjen e fundit atje dhe kemi pasur vështirësi të realizojmë dhe të krijojmë raste për gola. Kur shkon në avantazh, bëhet më e lehtë loja, por duhet respektuar çdo skuadër, sepse në futboll çdo ekip ka synimet e veta dhe besoj se duhet të përqendrohemi 90 minuta”, ka deklaruar qendërmbrojtësi i Kombëtares dhe i Atalantës.

Gjimshiti dhe Gjasula: 100% ndaj Polonisë. Të lumtur për rikthimin e  tifozëve në stadium - FSHF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *