• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Krahasimi unikal! Armando Broja si…Ben Minga! (VIDEO)

Byadmin

Sep 6, 2021

Shqipëria mori një fitore historike 1-0 përballë Hungarisë ku vendosi goli i Armando Brojës në minutën e 87-të të takimit.

Pasi mori një top në mesfushë, Broja vrapo drejt portës së kundërshtarit duke mbajtur cepin e djathtë të fushë, ku më pas lëshoi një predhë duke mundur portierin hungarez i cili nuk kishte asnjë shans ta priste.

Por nëse kthehemi pas në kohë, goli i Brojës është identik si goli i Arben Mingës që i shënoi Belgjikës në vitin 1984. Në atë kohë, Shqipëria priste në ‘’Qemal Stafa’’ Belgjikën në një ndeshje për eliminatoret e Botërorit.

Në fushë ishin emblemat e asaj kohë emra si Perlat Musta në portë, Mirel Josa, Sulejman Demollari, Ferid Rragami, Shkëlqim Muça apo Agustin Kola.

Goli parë për kuqezinjtë shënohej nga Mirel Josa në minutën e 69-të të takimit. 4 minuta para fundit të lojës, Minga fiton një duel në mesfushë me kundërshtarin belg dhe i drejtohet portës.

Këndi i gjuajtjes dhe mënyra se si Minga dërgoi topin në rrjetë ndaj Belgjikës ishte pothuajse e njëjtë me golin e shënuar nga Broja ndaj Hungarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *