• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Duka i lumtur: Mundëm “macen e zezë”! Poloninë e ndihmoi Zoti dhe gjyqtari…

Byadmin

Sep 6, 2021

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin 1-0 që Kombëtarja e Shqipërisë, arriti në “Elbasan Arena” ndaj Hungarisë, falë golit të realizuar nga Broja në minutën e 87-të.

Në prononcimin për mediat pas ndeshjes, kreu i organit më të lartë të futbollit në vend, deklaroi se ndihet tepër i kënaqur që më në fund u mposht një kundërshtar që ka qenë si “mace e zezë” për kuqezinjtë.

“Jam i kënaqur me gjithçka nga ndeshja. I kënaqur në radh të parë me praninë e tifozëve të cilët na kishin munguar. Krijuan një atmosferë, edhe pse në numër të kufizuar dhe jam i bindur që e ndihmuan skuadrën. I kënaqur me futbollistët, me stafin me gjithçka. I lumtur me rezultatin dhe golin e Armando Brojës.

Mundëm macen e zezë'/ Duka: Historike fitor - Syri | Lajmi i fundit

Më mirë se kaq nuk mund të ishte. Një fitore ndaj një kundërshtari, që ka qenë mace e zezë në historinë tonë, nuk i kishim mundur asnjëherë.

Kjo fitore na mban në lojë për ndeshjet e fundit. Të mos jemi euforikë dhe të marrim tre pikët të mërkurën dhe të luftojmë për tre pikët ndaj San Marinos. Me Poloninë luajtëm mirë, krijuam dhe mbajtëm topin më shumë se Polonia, goditëm 16 herë portën dhe shënuam një herë.

Poloninë e ndihmoi Zoti dhe arbitri, që gaboi rëndë. Në nxorëm mësimet tona. Nuk duhet të gabojmë ashtu në goditjet standarte dhe sot i korrigjuam. Nëse luajmë kështu, do kemi të ardhme të mirë. Në Elbasan kemi fat në përgjithësi, por nuk është kryesore, duhet t’i bësh kujdes edhe këmbëve”, tha kreu i futbollit shqiptar”, u shpreh Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *