• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Asnjë gjuajtje në portë, zhgënjim total i Shpresave të Bushit! Çekia U-21 triumfon me “poker” golash (VIDEO)

Byadmin

Sep 6, 2021

Zhgënjim total i Kombëtares Shpresa! Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, u mposhtën me rezultatin 4-0 nga Çekia U-21 në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Shqipëria nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portën e vendasve, kundrej 15 të çekëve.

Pavarësisht se trajneri Bushi, mori si përforcim Ernest Muçin dhe mbrojtësin Mitaj, kuqezinjtë ishin shumë larg pritshmërive, duke mos treguar asgjë në fushën e lojës. Vlen të theksohet fakti se dy golat e para u pësuan si pasojë e 2 gabimeve amatore të portierit Aliaj.

Pjesë e parë skandaloze ishte me të vërtetë skandaloze, ku u pësuan 3 gola. Edhe në fragmentin e dytë të lojës, Shqipëria, nuk tregoi thuajse asgjë, duke e mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Mitajt, në minutën e 71-të.

Kombëtarja Shpresa ndodhet në Grupin G në këto kualifikuese së bashku me Kosovën, Çekinë, Anglinë, Slloveninë e Andorrën. Në përballjen e parë  ndaj Andorrës Shqipëria fitoi 0-3 ndaj Andorrës.

FT: ÇEKI U-21 – SHQIPËRI U-21 4-0

Ostrak 6′, Fila 13′, Danek 35′, Sulç 83′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi.

84′ GOL ÇEKIA 4-0/ Vendasit shënojnë edhe të katërtin, me anë të futbollistit Sulç, i cili me një goditje të saktë brenda zonës e dërgon topin në cepin e portës. 

77′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet kapiteni Çelhaka, vendin e tij e merr Anis Mehmeti.

71′ Shqipëria mbetet me 10 lojtarë, Mitaj ndëshkohet me karton të dytë të verdhë. Vlen të theksohet se Mitaj ishte i grumbulluar me Kombëtaren A, teksa së bashku me Muçin, iu bashkuan si përforcime të rëndësishme Shpresave të Bushit.

64′ Bushi kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Lakti dhe Muçi në fushë Prenga dhe Kosta Vangjeli.

63′ Mitaj është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

61′ Tjetër moment i vështirë në portën e Alias, Shqipëria shpëton për mrekulli nga pësimi i golit të katërt.

46′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha Karrica, vendin e tij e merr Nikqi.

Mbyllet pjesa e parë! 

39′ Jorgo Pëllumbi është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë.

35′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha e lojë Mario Gjata, vendin e tij e merr talenti i Vllaznisë, Mehdi Çoba.

32′ GOL ÇEKIA 3-0/ Paraqitje katastrofike e Shpresave të Alban Bushit, vendasit realizojnë edhe golin tretë me anë të Danek. Mbrojtje inekzistente, çekët bëjnë çfarë të duan në zonën e Shqipërisë. 

25′ Dominim i frikshëm i vendasve, kuqezinjtë e Alban Bushit zhgënjejnë totalisht në këto minuta, duke mos rrezikuar asnjëherë të vetme portën e kundërshtarëve.

13′ GOL ÇEKIA 2-0/ Tjetër gabim i portierit Alia, vendasit shënojnë edhe golin e dytë me anë të futbollistit Fila. 

6′ GOL ÇEKIA 1-0/ Gafë e pafalshme e portierit Alia, i cili iu fal një gol vendasve. Ostrak me portën e boshatisur e kishte shumë të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë. 

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ÇEKIA: Kovar, Gabriel, Vitik, Donat, Fukala, Solil, Kaloc, Ostrak, Karabec, Danek, Fila, Trajner: J.Suçoparek

SHQIPËRIA: Alia, Mitaj, Selmani, Pellumbi, Ismailgeci, Marku, Muçi, Çelhaka, Lakti, Karrica, Gjata, Trajner: A.Bushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *