• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Kukësi dhe Partizani godasin në sulm! (FOTO)

Byadmin

Sep 5, 2021

Tjetër zyrtarizim nga Kukësi në orët e fundit të merkatos verore. Klubi verilindor ka njoftuar se sulmuesi Artiom Puntus është përforcimi më i ri. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Sulmuesi moldav vjen te Kukësi nga ekipi i Milsamit në kampionatin moldav, aty ku në 7 javët e para të këtij sezoni është aktivizuar si titullar në 6 prej tyre ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

Sulmuesi 26-vjeçar ka fituar titullin kampion në Moldavi me Sherif Tiraspolin si edhe Kupën e Moldavisë me Petrocub Hincesti.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Artiom Puntus

Mosha: 26 vjeç

Kombësia: Moldav

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Sulmues

Klubet e meparshme: Sherif Tiraspol, Saxan, Petrocub, Sfintul Gheorghe

Partizani arrin të sigurojë shërbimet e një talenti tjetër. Dean Liço është lojtari i ri i të kuqve teksa ka mbërritur tek skuadra kryeqytetase me formulën e huazimit nga skuadra italiane e Askolit.

Mesfushori 21-vjeçar ka qenë pjesë e ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë U-17 dhe U-21, teksa është aktivizuar edhe me skuadrat e Leganes B, Sporting dhe Lacio.

Lajmin e afrimit të talentit 21-vjeçar e ka bërë publike vetë klubi i Partizanit me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“ZYRTARE 🤝

DEAN LIÇO BASHKOHET ME TË KUQTË

✍️FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Dean Liço. Mesfushori 21 vjeçar do të jetë pjesë e të kuqve për këtë sezon me formulën e huazimit nga skuadra italiane e Askolit. Liço ka qenë pjestar i ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë U-17 dhe U-21, ndërsa është aktivizuar edhe te skuadrat Leganes B, Sporting dhe Lazio.

#MirësevjennëfamiljenekuqeDeanLiço💪

#PërjetMeTyPartizan🔴”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *