• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: As Vllaznia, as Kukësi Sindrit Guri habit me ekipin e ri! (FOTO)

Byadmin

Sep 5, 2021

Sindrit Guri transferohet te Shkëndija. Klubi nga Tetova humbi pak ditë më parë shërbimet e sulmuesit Besart Ibraimi, i cili u transferua te Xanthi në kampionatin grek, por reagoi më së miri dhe afroi në skuadër sulmuesin 27-vjeçar.

Shkodrani i dha fund kontratës me belgët e Oostendes, ku qëndroi për tre sezone dhe pas shumë negociatash, zgjodhi të vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut, ku do të mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit më të suksesshëm shqiptar atje.

Guri ka mbërritur në Tetovë dhe pas firmës mbi kontratën një vjeçare me opsion rinovimi, ka bërê edhe prezantimin zyrtar me fanellën kuqezi, ndërsa prej ditës së nesërme do të vihet në dispozicion të stafit teknik për t’u stërvitur.

“Kur e mësova se mund të vij te Shkëndija, menjëherë më lindi dëshira që të vij sa më shpejt në Tetovë dhe të nënshkruaj. Jam tepër i lumtur që pas tre viteve, kthehem përsëri në një ekip shqiptar, por edhe më i lumtur që i bashkëngjitem një skuadre siç është Shkëndija, me gjithë àrmàtën e tyre të tifozëve kuqezi. Mendoj se ky është momenti i duhur në karrierën time që të vij në një klub i cili luan futboll sulmues. Ndjehem shumë mirë që jam këtu, pasi e di se Shkëndija është kampion aktual i Maqedonisë së Veriut dhe ka ambicie që përsëri edhe këtë vit të fitojë titullin. Ambiciet e mia përshtaten me ambiciet e klubit, por ajo që më shumë më përshtatet mua si golashënues është stili i lojës i Shkëndijës, që është lojë ofensive me shumë sulme. Besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve do të arrijmë suksese dhe do të dalim kampionë”, tha Guri në prezantim.

May be an image of 1 person

Sulmuesi shkodran u rrit te Vllaznia, por sezonin më të mirë e ka regjistruar te klubi i Kukësit në sezonin 2017-2018, ku shënoi 21 gola dhe tërhoqi vëmendjen e belgëve të Oostendes, të cilët paguan rreth 700 mijë euro për blerjen e kartonit të tij.

Karriera në Belgjikë nuk ishte në nivelin e pritshmërive për Gurin, që ka veshur edhe fanellën e Kombëtares Shqiptare, ndërsa tani me Shkëndijën e Tetovës synon të rikthehet të bëjë sërish bomberin në fushën e lojës.

May be an image of 1 person and text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *