• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

Super Broja! Shqipëria bind dhe fiton ndaj Hungarisë! (VIDEO)

Byadmin

Sep 5, 2021

Dominim i Shqipërisë në minutat e para, me debutuesin Nedim Bajrami që bie menjëherë në sy me cilësitë e tij.

Pranë golit Shqipëria në minutën e 13-të me Ismajlin, i cili provon me kokë pas harkimit të Bajramit nga këndi, por topi përfundon mbi tra.

Kombinim perfekt mes Bajramit dhe Uuzunit ne ye 15-të, por shënjestra e sulmuesit beratas nuk ishte e saktë.

Pak çaste më vonë Laszlo Kleinheisler merr një top të gjatë dhe gjendet i vetëm në zonë përballë Berishës, i cili bën mrekullinë duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

Lëvizje e zgjuar e Nedim Bajramit (29′), që çlirohet nga mbulimi i kundërshtarit, shkarkon të djathtën, por fatkeqësisht topin përfundon jashtë. Drithërima në portën e Hungarisë.

E pabesueshme çfarë humbet Marash Kumbulla në minutën e 33-të. Pas ekzekutimit të këndores Gjimshiti devijon me kokë në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi i Romës, bën më të vështirën, e dërgon topin mbi tra nga vetëm një metër largësi.

Panik në portën e kuqezinjve në fundin e pjesës së parë, Szobolszai tentoi nga distanca dhe topi pasi kalon poshtë këmbëve të një tjetër futbollisti hungarez përfundon te Berisha, që reagon me vështirësi. Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura, por me dominimin e kuqezinjve sa i përket qarkullimit të topin dhe rasteve të krijuara.

Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, Odise Roshi merr vendin e Lorenc Trashi, për t’i shtuar forcë fazës sulmuese. 

Tjetër rast i pastër për Shqipërinë (52′), Uzuni dhuron një asist perfekt për Balajn, që përball portierit, paska prirët, godet fort, por fatkeqësisht rrjetë e jashtme. Vetëm një minutë më vonë, Roshit i jepet mundësia për të shënuar, por godet më lart se ç’duhet. 

Në minutën e 63-të Reja vendos të largojë nga fusha Bajramin, për t’i bërë vend Qazim Laçit. Pak minuta më vonë zëvendësohet edhe i dëmtuari Abrashi nga Endri Çekiçin. 

Asist perfekt i Qazim Laçit në minutën e 72-të për Endri Çekiçin, që ndalet në çastin e fundit nga portieri mik. Bë lëvizjet e fundit Reja, futen në lojë Broja dhe Hoxhallari, largohen Balaj dhe Doka.

Në minutën e 80-të Çekiçi humb mundësinë e dytë për të ndëshkuar kundërshtarin nga goditja e dënimit, ndërsa në të 85-tën Qazim Laçi nuk shfrytëzon asi duhet kundërsulmin, preferon të finalizojë vetë, por pa saktësinë e duhur.

Shqipëria me fat në minutën e 86-të, teksa Szobolszai goditi jashtë. Vetëm pak sekonda më vonë, Armando Broja ngre peshë “Elbasan Arenën”, me një goditje të fuqishme brenda zonës, duke mposhtur portierin Gulacsi, 1-0.

Asgjë nuk ndodhi në minutat e mbetura, kështu që kuqezinjtë morën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë, kundërshtares që duhet lënë pas në renditjen përfundimtare. 

Pragndeshja: Edy Reja befason me zgjedhjet e tij sa i përket formacionit titullar për ndeshjen me Hungrarinë. I kushtëzuar edhe nga mungesa e tre elementëve kryesore, Hysaj, Manaj e Bare, për arsye kartonësh, trajner italian ka preferuar nga minuta e parë në krahun e djathtë Albi Dokën, ndërsa në mbështetje të dy sulmuesve të avancuar, Balaj dhe Uzuni, do të jetë prurja më e re, Nedim Bajrami.

Mungon sulmuesi më në formë i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, që pa patur një shqetësim fizik.

Është pikërisht futbollisti i Empolit risia e madhe e përfaqësueses kuqezi për këtë përballje shumë të rëndësishme sa i përket ecurisë së këto eliminatore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *