• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Shqipëri-Hungari/ Pjesë e parë dinjitoze! Bind Bajrami, e pabesueshme çfarë humbet Kumbulla (VIDEO)

Byadmin

Sep 5, 2021

Objektivi për të qenë të paktën mes tre skuadrave të para në grupin kualifikues të Botërorit 2022 për Shqipërinë kalon nëpërmjet ndeshjes me Hungarinë. Kuqezinjtë e Edi Rejës do të tentojnë gjithçka për gjithçka në “Elbasan Arena”, në përballjen që ka startuar në orën 18:00.

Tekniku italian ka bërë publike edhe formacionin titullar që ka përzgjedhur për të hedhur në fushë nga minuta e parë. Hysaj, Bare dhe Manaj janë 3 mungesat e rëndësishme për Shqipërinë, për shkak kartonësh.

Bie në sy aktivizimi titullar, i debutuesit të shumëpritur Nedim Bajrami. Në sulm është preferuar dyshja Uzuni-Balaj. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi ka pasur një problem në gjurin e majtë dhe nuk është në kondicionin e duhur. Ndërkohë për sa i përket krahut të djathtë është preferuar Doka, i cili do të zëvendësojë Hysajn.

LIVE: SHQIPËRI – HUNGARI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

45′ Tjetër moment i rrezikshëm në portën e Shqipërisë, por për fat të mirë gjithçka është mbyllur pa probleme.

33′ E pabesueshme çfarë humbet Kumbulla! Mbrojtësi kuqezi bën më të vështirën shumë pranë vijës fatale, duke e dërguar topin jashtë kuadratit!

29′ Nedim Bajrami provon të realizojë një supergol nga goditja e dënimit, por tentativa e mesfushorit ka shkuar jashtë kuadratit.

26′ Përplasje e rrezikshme mes Bekim Balajt dhe portierit Gulashi, pas një një dueli brenda zonës. Të dy futbollistët mbetën fillimisht të dëmtuar, por për fat të mirë nuk ka probleme serioze për ta.

22′ Shqipëria provon të marrë sërish frenat e lojës në dorë duke avancuar përpara, mbrohen mirë hungarezët.

18′ Vendosje e gabuar e Shqipërisë në mbrojtje, Hungaria flirton me golin e parë, vendimtare ndërhyrja e Berishës. Momente paniku në zonën kuqezi.

15′ Tjetër mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, kësaj here provon Uzuni, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

13′ Pranë golit Shqipëria me Ismajlin, i cili provon me kokë pas harkimit të Bajramit nga këndi, por pafat kuqezinjtë në këtë moment.

8′ Aksion fantastik i Shqipërisë që niset në kundërsulm me Uzunin dhe Bajramin, por nuk finalizohet siç duhet ai aksion, tjetër goditje këndi për kuqezinjtë.

6′ Tjetër shkëndijë e Shqipërisë, pas kombinimit të Bajramit me Trashin, por ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit e Hungarisë, duke e larguar rrezikun në këndore.

5′ Trashi harkon rrezikshëm nga e majta, për Balajn që ndodhet brenda zonës, por sulmuesi shkodran, nuk arrin t’i gjejë kohën topit.

3′ Starton pozitiv i kuqezinjve, që tentojnë ta nisin ndeshjen në sulm, duke avancuar me Uzunin dhe Bajramin.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”. 

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja

HUNGARIA: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai. Trajner: Marko Rosi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *