• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Mbrojtje totale të Serisë A, Shqipëria e vetmja në Europë pas… Italisë!

Byadmin

Sep 5, 2021

Nga porta, në mbrojtje dhe mesfushë, Shqipëria ka boshtin më të rëndësishëm të lojtarëve që janë pjesë e kampionateve italiane të futbollit.

Shqipëria ka një veçanti kryesore në organikën e saj: E gjithë prapavija e kuqezinjve është thuajse e Serisë A.

Me përjashtim të pak elementëve, si Trashi, Doka, Hoxhallari, Mitaj e Mihaj apo portierit Selmani, pjesa tjetër e prapavijës sonë është e gjitha nga Italia. Sa u përket titullarëve është e gjitha e Serisë A.

Berisha e Strakosha në portë dhe para tyre, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli e Kumbulla janë pjesë e Serisë A italiane.

Përpos Italisë, kampione Europe në fuqi, Shqipëria është përfaqësuesja e vetme në Europë që e ka prapavijën të gjithën nga një prej pesë kampionatet më të mira në botë: Seria A.

Me një trajner ekspert, me mbi 2000 pankina në Serinë A është e papranueshme që kuqezinjtë të humbasin në cilësi, pikërisht për manovrën mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *