• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Konfirmohet: Ergys Kaçe do të firmosi për këtë ekip shqiptar! (FOTO)

Byadmin

Sep 5, 2021

Ergys Kaçe mund të jetë transferimi i bujshëm në mbylljen e merkatos së Kategorisë Superiore

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” teksa Ergys Kaçe pritet të firmosë me skuadrën e Partizanit.

Një goditje e madhe e skuadrës së kuqe teksa në orët në vijim pritet ta zyrtarizojë si lojtarin e ri të saj.

Sipas asaj që shkruan “BalkanWeb”, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të firmosë kontratën e tij me Partizanin në orët në vijim.

28-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Daja në fillimin e këtij sezoni, teksa mesfushori ishte synim edhe i Tiranës, që i kishte bërë ofertë më parë, por në fund zgjodhi “demat” për 120 mijë euro në vit.

Kaçe bëhet lojtari më i paguar në Superiore, bashkë me Liridon Latifin e Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *