• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Klubet në lùftë me kohën, sot në orën 24:00 mbyllet merkato për Superioren dhe të Parën

Byadmin

Sep 5, 2021

Dalëngadalë merkatos së futbollit po i vjen fundi. Klubet shqiptare do të kenë mundësi të federojnë lojtarë deri në orën 24:00 të mbrëmjes së sotme.

Afati i merkatos së verës u shty disa ditë, pasi fillimisht data 31 gusht, ora 24:00, ishte parashikuar për mbylljen e sistemit të transferimeve

Klubet duhej të depozitonin në FSHF kontratat e lojtarëve të rinj në këtë limit.

Tashmë gjithçka është “online” dhe klubet kanë akses direkt në sistemin e FIFA-s (TMS).

Duke qenë se kampionati nis më 10 shtator dhe këtë sezon do të aplikohet sistemi VAR, institucioni i futbollit shqiptar i kërkoi FIFA-s lejimin e federimeve deri më 5 shtator ora 24:00.

Disa prej klubeve kryesore në vend janë ende në pritje të afrimeve, por tashmë janë realisht në luftë me kohën për federimet.

Kategoria e Parë, kalendari 2021-22 – Sporti im

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *