• Fri. Nov 26th, 2021

AL2

…është media jote

Hungaria humbet kapitenin për përballjen me Kombëtaren tonë (FOTO)

Byadmin

Sep 5, 2021

Humbja në Varshavë ndaj Polonisë “djég” ende për mënyrën si erdhi, pasi u pësuan katër gola në një nga ndeshjet më të mira të Shqipërisë.

Megjithatë futbolli të jep mundësinë të kalosh gjithçka shumë shpejt, pasi kuqezinjtë do të kenë mundësi ta kthejnë zhgënjimin në forcë dhe të provojnë të fshijnë gjithçka pasditen e sotme në “Elbasan Arena”, ku do të presin Hungarinë.

Lajme të mira vijnë për Kombëtaren shqiptare. Mungesat në fushën e lojës nuk do të jenë vetëm ato të kuqezinjve.

Hungaria do të zbresë në “Elbasan Arena“ pa kapitenin e saj. Adam Szalai ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe i duhet të ndjekë karantinën për 14 ditë.

Në këto kushte, sulmuesi që luan me Mainz 05 do mungojë në dy sfidat e radhës së Kombëtares së tij, atë të nesërme kundër Shqipërisë dhe në takimin kundër Andorrës.

Lajmin e bën të ditur vetë faqja zyrtare e Federatës Hungareze të Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *