• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Formacioni / Gjuri i Çikalleshit dhe krahu i djathtë, dy dhimbje koke për Rejan para Hungarisë

Byadmin

Sep 5, 2021

Objektivi për të qenë të paktën mes tre skuadrave të para në grupin kualifikues të Botërorit 2022 për Shqipërinë kalon nëpërmjet ndeshjes me Hungarinë dhe trajneri Edi Reja, nuk ka zgjidhur ende plotësisht të gjitha dilemat për formacionin me të cilin do të zbresë në fushë duke kërkuar fitoren në “Elbasan Arena”.

rajneri ka mungesa të rëndësishme për shkak pezullimesh, me dy dilema të dukshme sa i përket ekipit që do të përballet me hungarezët. Njëra nuk lidhet në mënyrë direkte me pezullimet, pasi bëhet fjalë për Sokol Çikalleshin. Sulmuesi është i padiskutueshëm për trajnerin e Shqipërisë, por ai ka shfaqur një problem në gju në stërvitjen e fundit e kështu situata e tij po monitorohet me kujdes. Nëse golashënuesi më në formë i kombëtares nuk ia del, atëherë do të jetë Balaj e jo Broja ai që do ta nisë si titullar sfidën në vend të tij.

Rikthimi i tifozëve, FSHF: Në shitje biletat për sfidën Shqipëri-Hungari -  ATSH -

Ndërkaq, ka dilema të mëdha në lidhje me krahun e djathtë të mbrojtjes, ky mungon Hysaj i pezulluar. Odise Roshi është provuar gjatë javës në atë pozicion edhe para ndeshjes me Poloninë, ndërsa tani është në balotazh me Dokën. Trajneri ka prirje t’u besojë më shumë lojtarëve që kanë aftësi mbrojtëse ndaj gjithçka është e hapur deri në momentin e fundit për këtë pozicion.

Kurse sa i përket hapësirës së lënë bosh në mesfushë nga Bare, nuk ka dyshime që emri i ri aty do të jetë Nedim Bajrami, i cili është në formë të mirë dhe i gatshëm për të dhënë më në fund kontributin e tij me fanellën kuqezi.

Formacioni i mundshëm: Berisha, Roshi/Doka, Ismajli, Kumbulla, gjimshiti, Trashi, Gjasula, Bajrami, Abrashi, Çikalleshi, Uzuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *