• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Egnatia bën goditjen e madhe, mesfushori i njohur pranë firmës me rrogozhinasit (FOTO)

Byadmin

Sep 5, 2021

Egnatia duket se është zgjuar në këto ditë të fundit të merkatos për të afruar lojtarë dhe vetëm në orët e fundit ka zyrtarizuar tre afrime.

Bruno Telushi pritet të jetë goditja e madhe e Egnatias në merkaton që mbyllet të dielën në orën 24:00.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sot vlonjati ka takuar drejtuesit e klubit rrogozhinas dhe në parim ka gjetur marrëveshjen.

bruno telushi

Sot pritet të konfirmohet gjithçka nga klubit të ngjitur në elitë pas 16 vitesh.

Gazeta ka pikasur sot në ambientet e stadiumit të ri pikërisht Telushin dhe blerjen tjetër të Egnatias, Arsenio Valport, i ardhur nga Teuta.

Të dy ndoqën ndeshjen miqësore Egnatia-Apolonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *