• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Broja: Edhe kur nuk të fut trajneri nuk duhet të bëhesh me nerva. Uzuni: Ishte ndeshje speciale, kjo është forma ime më e mirë

Byadmin

Sep 5, 2021

Armando Broja ka shënuar sot një gol historik për Shqipërisë, të parin që i dha fitoren e parë ndaj Hungarisë. Ai tregoi krenarinë e këtij momenti historik në fjalët për “SuperSport” pas sfidës.

“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë.

Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur.

Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin

A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”, deklaroi Broja.

Myrto Uzuni foli pas triumfit 1-0 që Kombëtarja arriti në shtëpi ndaj Hungarisë. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, futbollisti beratas u shpreh:

“Ishte ndeshje shumë speciale, luaja me lojtarë që stërvitem çdo ditë. Ndihem krenar për këtë ngjyra, jam më gati se kurrë. Nuk ndryshoi asgjë, grindën e kishim nga minuta e parë në të fundit. Duhet të vazhdojmë së bashku kështu. Duhet të aktivizohem më shumë për trajnerin, jam në formën time më të mirë.

Jam shumë i karikuar, kjo është forma më e mirë, pres të luaj akoma më shumë me Kombëtaren. Ndihem i lumtur, por dua të aktivizohem akoma më shumë”, u shpreh Uzuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *