• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

Bajrami: Luajtëm mirë! Gjasula: Ishte fitore e merituar, Bajrami super!

Byadmin

Sep 5, 2021

Nedim Bajrami bëri një debutim pozitiv me fanellën e Kombëtares. Mesfushori i cili aktivizohet me Empolin në Serinë A, foli pas tirumfit 1-0 ndaj Hungarisë, teksa u shpreh:

“ Luajtëm shumë mirë të gjithë dhe jemi të lumtur që morën fitore. Është hera e dytë që jam këtu me ekipin dhe më kanë pritur mirë. Duhet të vazhdojmë kështu. Kam folur me trajnerin shumë, ndihem mirë në rolin tim në mesfushë.

E dinim që duhet ta fitonim këtë ndeshje dhe jemi të lumtur edhe me tifozët dhe duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër. Nëse luaj shpresoj të shënoj në sfidën ndaj San Marinos.

Ndihem mirë edhe pse kam marrë një goditje”, u shpreh Bajrami.

Pas fitores së Shqipërisë, mesfushori Klaus Gjasula dha një deklaratë për SuperSport ku u shpreh:

Fitorja- Për mua ishte fitore e merituar dhe fati që nuk i kishim në Poloni erdhi sot me golin e vonë. Jemi të gëzuar duhet te vazhdojmë kemi ndeshje të tjera, është një mundësi e mire për ne sepse kemi lënë grupin e hapur.

Kartoni i verdhe dhe mungesa ndaj San Marinos?

Me vjen keq, por ishin ne kundërsulm dhe mendova te bej faull para se te ndodhi ndonjë gjë. S’kemi çfarë i bëjmë kemi shumë lojtar te tjerë qe duan te luajnë dhe nuk përbën problem.

Rekordi me kartonat?

Atë nuk e di. Loja e hapur, te dyja ekipet kane hapësira dhe vjen momenti qe duhet te besh faull të parandalosh ndonjë rast të rrezikshëm jam pak llafazan me arbitrat

Si është te luash me Bajramin ne fushe? A ndiheni komod?

Bajrami duket çfarë vlerash ka, çfarë i dha lojës me aftësitë e tije. Nuk ka pasur shume dite ne stërvitje, por u duk sikur s’ka qenë kurrë në ndonjë vend tjetër. Gëzohemi të gjithë që është në anën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *