• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila thirrje për mbështetje të Kombëtares: Është e vetmja e mirë që kemi, ta mbështesim…

Byadmin

Sep 5, 2021

Kombëtarja,nderi im dhe i të gjithë shqiptarëve!

Përgjatë 30 viteve ekipi kombëtar ka qenë gjëja më e mirë,më e pastër,vendi ku meritokracia funksionon si në vendet më të zhvilluara.

Kombëtarja Shqiptare e futbollit është e vetmja strukturë që duhet marrë si shembull nga të gjitha institucionet në vend.

Kombëtarja më duket si një ishull i begatë brenda Shqipërisë që e ka mbytur zullumi që interesaxhinjtë, servilat e të paaftët po ja zënë frymën çdo ditë e më shumë vendit tonë të dashur, është e njëjta frymë që ngrihet sa herë humb kombëtarja që do dhe mundohet çdo ditë ta shkatërroje këtë ishull, ta fundosë me dallgët e tij plot me mbeturina të ricikluara.

Sot është një ditë e madhe për sportin shqiptar, fitorja kundra Hungarisë na vendos në një pozicion ku ne do të rivalizojmë seriozisht për vendin e dytë që do na çonte në kampionatin botëror verën e ardhshme në Katar.

Të gjithë sportistët, ish-sportistët, skuadrat e futbollit por dhe të rinjtë, sot i kanë sytë nga ekipi kombëtar që të fitojnë, të nderojnë flamurin kuq e zi por edhe të kthejnë vëmendjen e politikës tek sporti sepse deri tani është lëne për një ‘’kohë të dytë’’

Forca Çuna
A.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *