• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Besojeni ose jo! Droni që fluturoi te ndeshja Shqipëri-Hungari, i dedikohej dashurisë mbi Taulant Ballën

Byadmin

Sep 5, 2021

Dronët kthehen në ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit, por fatmirësisht jo duke ndalur apo ndikuar vazhdimësinë e sfidës së kuqezinjve.

Një dron ka fluturuar mbi “Elbasan Arena” gjatë sfidës mes Shqipërisë dhe Hungarisë, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes.

Gjyqtari ndali për pak sekonda lojën kur mbi stadium nisi të fluturonte një dron që mbante një parullë.

May be an image of 1 person, playing a sport, standing and outdoors

Shumëkujt i shkoi ndër mend ngjàrja e famshme në Beograd me Ballist Morinën, por kjo nuk kishte asgjë të ngjashme.

Parulla në fakt ishte për deputetin socialist, Taulant Balla.

“TAULANT BALLA, ELBASANI YT TE DO”, shkruhej në parullën që shpàlosej nga ky dron i cili qëndroi vetëm pak çaste mbi impiant e më pas u largua, pa ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *