• Wed. Nov 24th, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Partizani bën dy goditje para mbylljes së merkatos (FOTO)

Byadmin

Sep 4, 2021

Esat Mala rikthehet te Partizani. Pas dy muajve “pushime” në Turqi, mesfushori nga Prizreni rikthehet sërish në kryeqytetin shqiptar dhe vendos t’u bashkohet “të kuqve” këtë herë në formën e huazimi një vjeçar.

Futbollisti 22-vjeçar është pjesë e kryeqytetasve prej verës së 2018-ës, por në fund të sezonit vendosi të largohej si lojtar i lirë drejt Giresunsporit në Turqi, ndërsa nga ky operacion Partizani do të përfitonte vetëm pagesën e solidaritetit, si klubi që rriti dhe promovoi lojtarin.

Megjithatë problemet ekonomike në klubin turk kanë bërë që Mala të mos federohej dot dhe bashkë me mesfushorin, nuk janë federuar edhe të tjerë futbollistë që janë afruar gjatë merkatos së kësaj vere.

May be an image of 1 person

Në kushte të tilla, klubi i Giresunsporit ka marrë kohë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe u ka ofruar lojtarëve të blerë në verë, që të luajnë për një sezon në huazim në skuadra të tjera, ndaj Mala ka vendosur të rikthehet te Partizani.

Burime për SuperSport konfirmojnë se marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa edhe drejtori sportiv i “të kuqve”, Olsi Rama pati lënë të kuptohet diçka të tillë nëpërmjet një postimi me Malën në rrjetet sociale, ku i referohet futbollistit si “një mik i vjetër dhe i ri”.

Ndërkohë që Partizani po has jo pak vështirësi në merkato, me Malën mund të thuhet se trajneri Daja heq shumë dhimbje koke, pasi futbollisti 22-vjeçar është polivalent dhe di të bëjë disa role në fushë, qoftë atë të mbrojtësit të krahut, mesfushorit, apo edhe sulmuesit anësor.

Esat Mala transferohet në Turqi, ja sa do të përfitojë Partizani | CNA.AL

Partizani zgjohet në merkato pak orë para mbylljes përfundimtare të dritares së transferimeve të kësaj vere. Pas Esat Malës të kuqtë e kryeqytetit kanë bërë një tjetër goditje të rëndësishme duke zyrtarizuar afrimin e Albion Markut. Mbrojtësi 20-vjeçar i cili është pjesë e përfaqësueses Shpresa vjen te Partizani në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit për një sezon dhe do t’i bashkohet skuadrës së Ilir Dajës pas impenjimit me kombëtaren U-21. Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili ka dalë si futbollistë nga akademija e Shkëndijës së Tiranës, në 1 sezon e gjysmë ka luajtur i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit te Laçi duke spikatur me kurbinasit teksa mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Kupave të Europës numëron 47 paraqitje me Laçin dhe dy gola të realizuar.

Në këtë sezon të ri Marku arriti të debutante edhe me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat teksa u aktivizua për 15 minuta në derbin e 21 gushtit ndaj Dinamos së Zagrebit. Me afrimin e Markut, Partizani blindon krahun e djathtë të mbrojtjes aty ku rivalitetin ish-lojtari i Laçit për një vend në formacionin titullar do ta ketë me maqedonasin Filip Gligorov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *