• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Ishte në provë te Vllaznia, mbrojtësi firmos me…Kukësin! (FOTO)

Byadmin

Sep 4, 2021

Kukësi bën një tjetër afrim në merkato duke shtuar konkurencën në skuadër sidomos në repartin e mbrojtjes.

Klubi verilindor ka rikthyer në Kategorinë Superiore qëndërmbrojtësin Kristi Marku i cili ka firmosur me Kukësin një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Qendërmbrojtësi e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi ka luajtur në të shkuarën me Partizanin, Flamurtarin e Lushnjen.

Ai është aktivizuar edhe me ekipe si Trans Narva në Estoni, Pyunik Yerevan në Armeni, e Honved në Hungari.

Së fundmi Marku ishte në provë tek Vllaznia ku qëndroi afro një muaj dhe ishte shumë pranë firmës me shkodranët.

Madje duhet theksuar se brdaric e përdori disa herë në miqësoret e zhvilluara nga ekipi i Vllaznisë por mesa duket nuk ka bindur stafin teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *