• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Reja: Ndaj Hungarisë na bën punë vetëm fitorja, Uzuni dhe Bajrami…

Byadmin

Sep 4, 2021

Edy Reja, ashtu si dhe gjithë Shqiptarët, pret një reagim nga kombëtarja kuqezi këtë të dielë në Elbasan Arena përballë Hungarisë. Jo se loja ndaj Polonisë ka qenë për t’u hedhur poshtë, por tani gabimet që kushtëzuan disfatën 4-1 duhen evituar pasi bën punë vetëm fitorja.

“Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patëm në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë. të gjejmë frymën e ekipit. Një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.

Hungaria e drejtuar nga bashkëatdhëtari i tij, Marko Rossi është një rival për t’u vlerësuar, sidomos pas paraqitjeve të mira që bënë në Europian, teksa Edi Reja, i kushtëzuar edhe nga mungesat lë të hapur mundësinë e ndryshimeve në skuadër.

“E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. RosSi ka një ekip kompetitiv është një grup i fortë, si në fizik dhe në mbrojtje. Kemi lojtar që mund të vendosim lojtarët hungarez në vështirësi, kemi tre mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj”.

Disa shpjegime edhe për emrat e përveçëm, Brojën, Uzunin që luan në Hungaria dhe prurjen më të re në kombëtare Nedim Bajramin që shpresohet t’i sjellë më shumë fantazi kombëtares.

“Brojën e kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë që ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë, duhet të bëj një analizë dhe do të shoh gjendjen e lojtarëve, për të parë cilët do aktivizoj. Uzuni ka shanse të luaj titullar, është shumë i motivuar, mund të luajë, por do të shoh deri nesër sepse nuk e kam vendosur”.

Për sa i përket rëndësisë së sfidës nuk ka lojëra fjalësh, për Rejan, është vendimtare për shanset e të dyja skuadrave për të mbyllur grupin pas Anglisë së projektuar për kreun.

“Për të dyja ekipet është ndeshje vendimtare për të synuar deri në fund vendin e dytë në renditje. Anglia është favoritja kryesore, në eliminatore çdo ndeshje është vendimtare, sidomos Hungari-Shqipëri është ndeshje vendimtare dhe objektivi jonë është të fitojmë se bën. Objektivi jonë në shtëpi është të fitojmë çdo ndeshje, që do të jetë jetike për ne për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botëror”.

Në këtë sfidë Shqipëria mund të mbështetet pas shumë kohës te tifozët kuqezi që kthehen në stadium, një moment i shumëpritur nga Reja.

“Sigurisht jam shumë i lumtur që tifozët do të rikthehen në stadium, futbolli është sporti më i adhuruar në Shqipëri dhe nuk ka kuptim pa tifozët. Nëse do t’i kemi në stadium do të jetë avantazh për ne, në pandemi ndiheshim bosh pasi dukeshin si miq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *