• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Nedim Bajrami titullar ndaj Hungarisë, ja si ndryshon Kombëtarja shqiptare

Byadmin

Sep 4, 2021

Shqipëria do të luajë e sakatuar ndaj Hungarisë. Jo vetëm nga katër golat e pësuar me Poloninë, por edhe për mungesat e lojtarëve të formacionit. Reja duhet t’i bëjë llogaritë pa Hysajn, Baren dhe Manajn, mirëpo për herë të parë Shqipëria do të ketë në dispozicion fantazistin e Serisë A, Nedim Bajramin.

DEBUTUESI – Për Nedim Bajramin, tashmë është mundësia që ai të debutojë me Kombëtaren për sfidën ndaj Hungarisë. Bajrami është bashkuar me përfaqësuesen dhe ditën e djeshme ka bërë stërvitjen e parë si futbollist i Shqipërisë.

Mesfushori shqiptar ka bërë një thirrje për tifozët në faqen e federatës duke treguar përshtypjet e para mbi grumbullimin si dhe u kërkon tifozëve të jenë të pranishëm në stadium kundër Hungarisë.

“Përshëndetje nga unë Nedim Bajrami. Jam shumë i lumtur që më në fund jam pjesë e Kombëtares shqiptare. Shpresoj që të marrim dy rezultate pozitive dhe ju pres në stadium”, u shpreh mesfushori kuqezi.

FORMACIONI – Krahas energjive të shpenzuara në Poloni, trajneri Reja duhet t’i bëjë llogaritë edhe me mungesat. Pritet që për Hysajn, Doka ose Roshi të jenë alternativat në të djathtë.

Ndërsa për Manajn, Uzuni është kandidati kryesor për të qenë përkrah Cikalleshit. Megjithatë, edhe Broja vjen me një formë të shkëlqyer.

Për Baren, duket se zëvendësuesi do të jetë më se ideal: debutuesi Nedim bajrami, por me ndryshimin që të luajë në skemën 3-4-1-2 në rolin e fantazistit pas dy sulmuesve.

Prapavija mund të ketë një balotazh të vetëm që do të diskutohet mundësia për të aktivizuar edhe portierin Strakosha.

Ndërkaq, treshja e qendrës pritet të konfirmohet me Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin, që do të duhet të reagojnë ndryshe nga paraqitja me Poloninë.

Nga krahët, Trashi në të majtë është thuajse i vetëm, por ndoshta trajneri zgjedh edhe aktivizimin e Uzunit majtas dhe Brojës në sulm me Cikalleshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *