• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Dermaku prezantohet te Leçe: Seria B shumë e vështirë, kërkova që të largohesha nga Parma sepse…

Byadmin

Sep 4, 2021

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku u bë mbrojtësi më i ri i Leçes në këtë merkato duke mbyllur përfundimisht aventurën me Parmën.

Për Dermakun ishte një rikthim në radhët e verdhekuqve pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Leçet në formë huazimi nga emilianët. Ditën e sotme, Dermau u prezantua në konferencën për shtyp duke u shprehur:

“Unë jam në fund të rikuperimit nga dëmtimi, pas disa javësh do të jem në të njëjtin nivel me shokët e mi të skuadrës. Kampionati i Serisë B është i vështirë këtë vit pasi shumë skuadra janë forcuar.

Image

Parma, Monza, Krotone dhe Benevento do të synojnë të ngjiten në Serinë A, ne do të bëjmë çmos që të arrijmë sa më lart. Të kthehesha te Leçe ishte një zgjedhje e përbashkët, jam i lumtur që kthehem. Dua të tregoj vlerat time. Unë nuk jam një lojtar i dëmtuar, nuk kam pasur kurrë ndonjë problem te Kosenza apo te Parma.

 Një transferim i përhershëm? E kërkova unë, është e rëndësishme të ndiheni pjesë e projektit të një klubi. Doja të kthehesha përfundimisht dhe të ndihesha pjesë e këtij projekti dhe këtij mjedisi.

 Sezoni i Leçes? Skuadra i ka të gjitha kushtet për të bërë mirë, e kemi nisur keq kampionatin, por duhet të mësojmë nga gabimet”.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *