• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Berisha: Duhet të fitojmë ndaj Hungarisë për të vazhduar ëndrrën!

Byadmin

Sep 4, 2021

Pavarisht humbjes së thellë me shifrat 4-1 ndaj Polonisë, kapiteni i kombëtares shqiptare Etrit Berisha i cili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Edoardo Reja theksoi se kuqezinjtë duhet të bëjnë gjithçka për të marrë maksimumin e pikëve në mënyrë që të mbajnë gjallë ëndrrën Katar 2022.

“Jemi të vetëdijshëm për lojën e bërë, bëmë gjëra të mira, por duhet të shmangim disa gabime. Te golat e pësuar nuk ishim të vetëdijshëm për ato momente.

Të mësojmë nga gabimet, nga golat e pësuar. Duhet të merrnim më shumë me lojën e bërë. Do mundohemi të japim më shumë ndaj Hungarisë dhe të kthehemi te fitorja”.

Berisha: Kombëtarja ka bërë hapa të rëndësishëm nga një vit më parë. Të  motivuar për Hungarinë – A2 CNN

“Me siguri që është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Edhe me Poloninë ishte e rëndësishme. Kemi mundësinë, që nëse fitojmë ta vazhdojmë ëndrrën tonë. Është vendimtare për ne, për Hungarinë dhe ndoshta edhe për Poloninë”.

“Pas ndeshjes e denim çfarë kishim bërë, të mirat dhe të këqijat. Kjo ndeshje do të thotë shumë dhe jemi të motivuar të luajmë mirë dhe të fitojmë. Një fitore do na jepte besim për vazhdimësinë”.

“Mendoj që kombëtarja jonë ka bërë një hap të rëndësishëm, duke parë lojërat që janë më të mira. Kemi personalitet në lojë, bëjmë gjëra të mira. Duhen eliminuar disa gabime që shmangen. Hungaria është ekip i fortë, por nesër do të jetë një ndeshje e veçantë për të dyja ekipet. Mendoj se për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Respekt për Hungarinë, por do të futemi në fushë për fitore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *