• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Reja: Arbitrat na masàkruan, megjithatë nuk jemi të mbaruar

Byadmin

Sep 3, 2021

Trajneri Edi Reja nuk e bën dramë humbjen në Poloni, pasi pranon se skuadra ka bërë një ndeshje të mirë, përveç disa gabimeve individuale, por drejton gishtin edhe nga arbitrat italianë, duke sjellë në vëmendje disa episode.

Një humbje që duket e rëndë nëse e sheh nga rezultati. Sa i përket lojës, sa i kënaqur jeni?
Për pjesën më të madhe të lojës ne e mbajtëm topin mjaft mirë, por me tre kartonë të verdhë pas 8 minutash, ishim të masakruar. Ishin disa episode që nuk i patëm në favor dhe madje u ndëshkuam. Kemi një penallti që ha diskutim, që nuk u akordua në favorin tonë, ndërsa kundërshtarët u falën disa herë nga kartoni. Nuk dua t’i mohoj asgjë Polonisë, ashtu si e pranoj që gabuam në goditjet standarde, por edhe arbitrimi çaloi sot.

Mos ndoshta është më mirë të luajmë mbrapa, pasi kur sulmojmë, pësojmë gol lehtësisht?
Bëhet fjalë për ekuilibër dhe ne kujdesemi që ta ruajmë atë në fushë, duke sulmuar, por pa harruar mbrojtjen. Sot bëmë disa gabime, pasi shpesh tregohemi naivë, duke mbajtur topin gjatë, apo duke e humbur atë në zona të rrezikshme. Ndonjëherë është më mirë të bëjmë të thjeshtën dhe të nxjerrim topin jashtë, për të mos rrezikuar, ashtu siç ndodhi në golin e tretë. Nuk jemi të mbaruar, pasi një humbje në Poloni edhe qëndron, por sot ndikuan edhe vendimet e arbitrave, pasi mendoj se na u mohua një penallti, pati një rast të diskutueshëm me Cikalleshin në pjesën e parë, por edhe një faull në rastin e golit të tretë të tyre. Gjithsesi nuk jemi të mbaruar.

Ju shqetësojnë mungesat e shumta për ndeshjen e kthimit?
Manaj, Hysaj dhe Bare do të mungojnë, ndërsa Abrashi dhe Gjasula nuk rrezikonin, ndaj do të jenë në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *