• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Lei Kraja ikën nga EuroNews! ja ku do e shohim moderatoren bukuroshe tani (FOTO)

Byadmin

Sep 3, 2021

Lei Kraja u largua disa muaj më parë nga “Digitalb”, vendi në të cilin nisi karrierën televizive dhe kjo lëvizje i habiti të gjithë.

Ajo nisi një rrugëtim të ri së bashku me gazetarin sportiv, Jurgen Zela, në ekranin e “Euronews”.

Ata të dy drejtuan emisionin “EuroGame” gjatë kampionatit europian dhe eksperienca për ta duket se nuk do të zgjasë më shumë në këtë televizion.

Në sezonin e ri, Lei nuk do të jetë më pjesë e “Euronews”. Ditën e sotme, vetë moderatorja ka zbùluar se është gati për një projekt të ri në “Radio Televizionin Shqiptar”.

Këtej e tutje, “RTSH” do të jetë shtëpia e saj e re televizive, ku Lei duket se po ndihet mjaft mirë.

Ndërkohë burime për “News31.al”, kanë bërë me dije se moderatorja do të vijë me një emision që do i dedikohet vetëm Champions League, kompeticioni europain i futbollit që do të nisë në datë 14 shtator.

https://www.photojoiner.net/image/ABJxdrPS

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Pushime On Top” Lei tregoi arsyen e largimit nga spektakli i humorit “Portokalli”.

Lei tha se nuk e gjeti veten si aktore, ndaj vendosi të largohej. Ajo u shpreh se më mirë do të ishte ta moderonte spektaklin se sa të kishte një rol si aktore.

“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftùar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten”, u shpreh moderatorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *