• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Cikalleshi dhe Gjimshiti: Katër gola janë shumë, nuk e meritonim këtë humbje!

Byadmin

Sep 3, 2021

Sokol Cikalleshi vijon të tregojë një formë të mirë edhe te kombëtarja, pasi nxori nga repertori një gol mjaft të bukur, duke sjellë barazimin e përkohshëm të rezultatit në Poloni, por në fund nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen dhe mbi të gjitha për mënyrën si erdhi ajo.

Sa i zhgënjyer jeni për mënyrën si erdhi kjo humbje?
Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam që në fillim me goditje standarde. Arritëm të barazonim, kishim raste edhe për të shënuar e kaluar në avantazh, por fati nuk deshi dhe mendoj që duke pësuar kështu bie morali i ekipit. Rezultati tregon që ndoshta nuk e meritonim, por duhet të shohim para e përmirësohemi, pasi kemi punë për të bërë.

Mos ndoshta jemi më mirë kur luajmë në pritje dhe provojmë kundërsulmin?
Mendoj që në këto kohë jemi munduar të bëjmë futboll më ofensiv e sulmues, por duke bërë këtë futboll krijohen shumë hapësira mbrapa dhe risku është pjese e kësaj taktike. Mendoj se duke tentuar të luajmë më shumë në sulm, mund të pësojmë me këtë mënyrë, mendoj se kemi strukturën dhe mënyrën tonë të lojës, në grup në sulme mbrojtje, edhe pse sulmojmë me pikatore, kemi pikën tonë të fortë dhe sot nuk treguam këtë.

Jeni veteran në dhomat e zhveshjes. A ka inat brenda grupit, për mënyrën si erdhi kjo humbje?
Në dhomat e zhveshjes të gjithë çunat ishin shumë të mërzitur dhe patëm edhe biseda mes nesh se 4 gola janë shumë edhe pse nuk e meritonim ndoshta këtë rezultat. Katër gola janë shumë dhe nuk kemi as kohë e do të duhet të rigjejmë ndeshjen shpejt pas tre ditësh, të bëjmë ndeshjen mirë, të jemi grup i fortë, por katër gola janë shumë dhe uroj që në të ardhmen të bëjmë përmirësime e të rritemi.

Berat Gjimshiti ishte një nga liderët e prapavijës kuqezi dhe bëri një 90-minutësh mjaft të mirë, ndonëse Shqipëria pësoi plot 4 gola në trasnfertën ndaj Polonisë.

Menjëherë pas ndeshjes mbrojtësi kuqezi pranoi se skuadra u ndëshkua për shkak të disa gabimeve, megjithatë bëri thirrje që të shihet përpara nga sfida ndaj Hungarisë.

“Bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë, por u ndëshkuam në dy goditje standarde. Më vjen keq, pasi kemi punuar shumë për episode të tilla, por gabuam në vendosje dhe e pësuam. Sigurisht që mund të bënim më mirë, por duhet të shohim përpara, pasi tre ditë më vonë na pret një ndeshje tjetër”, deklaroi mbrojtësi kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *