• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Bilanci i Varshavës/ Polonia na mori më shumë se tre pikë, Reja pret Hungarinë pa katër lojtarët e besuar

Byadmin

Sep 3, 2021

Ndeshja me Poloninë ka përfunduar dhe tani është koha për të bërë llogaritë. Bilanci i Varshavës nuk shkon aspak për shtat për kuqezinjtë, të cilët lënë kryeqytetin polak me një humbje që peshon rëndë në çdo aspekt.

Me fitoren 4-1 Polonia nuk na mori vetëm tre pikët, por shkoi shumë më larg se aq.

Pas tre ditësh vjen një sfidë tejet e rëndësishme ndaj një kundërshtari direkt si Hungaria, por në “Air Albania” duhet të vuajmë pasojat e përballjes me polakët.

Plot 4 titullarëve do u duhet ta ndjekin ndeshjen nga tribuna. Katër lojtarë me peshë në skuadër e që kanë qenë të besuarit e Rejas përgjatë gjithë kësaj kohe.

Hysaj, Manaj, Bare dhe Gjasula do të mungojnë përballë Hungarisë dhe shkak është bërë ndëshkimi me karton të verdhë në mbrëmjen e sotme.

Emra të tillë zënë një vend të rëndësishëm në formacion dhe mungesa në një sfidë të tillë si ajo me Hungarinë do të lërë pas një boshllëk të madh, që Rejas i lind detyra ta përmbushë sa më mirë të jetë e mundur në datën 5 shtator, kur edhe do të luhet takimi i radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *