• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Bajrami për “Kuqezi”: Jam gati të luaj ndaj Hungarisë, ja kush është idhulli im

Byadmin

Sep 3, 2021

Në pritje të ndeshjeve eliminatore në fushë, FSHF-ja fitoi betejën ligjore me FIFA-n në CAS për fantazistin Nedim Bajrami, që tani do të mund të veshë fanellën e Kombëtares kuqezi duke nisur nga sfida e të dielës ndaj Hungarisë.

Futbollisti ka mbërritur në Durrës dhe po pret shokët e skuadrës, të cilët do të vijën aty menjëherë pas ndeshjes me Poloninë, teksa në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport, tregoi emocionet e grumbullimit te Shqipëria dhe guxoi të bëjë edhe një parashikim.

Si ndiheni tani që do të keni mundësi të luani me fanellën kuqezi?
Po, shyqyr që mund të luajë për kombëtaren kuqezi. Jam shumë i lumtur dhe isha akoma më tepër kur më erdhi mesazhi. Ishalla e nisim me fitore sot ndaj Polonisë.

Si u ndjeve kur të erdhi lajmi?
U zgjova në mëngjes dhe pashë që kishim fituar gjyqin. Isha në Barcelonë dhe u lumturova shumë që do të mund të luaja për përfaqësuesen shqiptare.

Na ka munguar shpesh fantazia. A është një lloj përgjegjësie edhe për ty, që mund të luash menjëherë nga fillimi?
Jam lojtar me tipare të tilla, por në ekip ka një miks shumë të mirë futbollistësh, si të rinj të talentuar, ashtu edhe të tjerë me eksperiencë. Unë jam më i ri, por ky koncepti i moshës nuk vlen në futboll, pasi gjithçka duhet merituar në fushë.

Si e ke parë kombëtaren shqiptare gjatë këtyre sfidave?
Unë e kam ndjekur gjithmonë kombëtaren shqiptare dhe kam qenë edhe më herët këtu. Më kanë pritur shumë mirë, por u mërzita pak atëherë, pasi nuk mu lejua të luaj. Megjithatë tani jam shumë i lumtur që do të kem mundësinë të luaj dhe mezi pres.

Cili është idhulli juaj te kuqezinjtë?
E njohin të gjithë, Lorik Canën.

A do të jesh gati për ndeshjen me Hungarinë?
Po, jam gati për atë takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *