• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Surpriza e madhe në listën e Rejas! Armando Broja përfundon spektator ndaj Polonisë!

Byadmin

Sep 2, 2021

Armando Broja, një nga emrat më në formë të sulmit kuqezi në këtë periudhë, nuk do të jetë në gatishmëri për ndeshjen e sotme ndaj Polonisë.

Në publikimin e formacioneve zyrtare të sfidës, bie në sy se sulmuesi i talentuar, i cili këtë vit u huazua nga Çelsi te Sauthempton, ka mbetur jashtë 23-shes për duelin e sotëm.

Nuk dihet ende nëse kjo mospërfshirje është për zgjedhje teknike apo për ndonjë dëmtim, por me formën që po kalonte Broja, ishte një kandidat i fortë për të patur minuta në dispozicion në këtë duel. Në ditën e parë të stërvitjes, tekniku e provoi atë në majë të sulmit përkrah Çikalleshit.

Bashkë me Brojën, në këtë ndeshje nuk do të aktivizohen as mbrojtësi Mario Mitaj, mesfushori Enis Çokaj si dhe sulmuesi tjetër, Ernest Muçi. Të gjithë këta lojtarë do të jenë në tribunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *