• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Reja: Shpresoj që Lewandoski të mos luajë si te Bayerni, ndaj Polonisë jo për t’u mbrojtur!

Byadmin

Sep 1, 2021

Edoardo Reja e di që Shqipërinë e pret një ndeshje shumë e vështirë në Varshavë përballë Polonisë së Lewandowskit, por kuqezinjtë do të hynë në këtë sfidë me moton “respekt po, frikë për kundërshtarin po”. Në konferencën për shtyp trajneri italian i Shqipërisë edhe pse vlerësoi kundërshtarin theksoi se drejton një skuadër me potencial që i ka të gjitha mundësitë të surprizojë polakët.

“Do jetë ndeshje shumë e fortë. Polonia ka traditë shumë të mirë në fushën e saj, nuk humbet prej shtatë vitesh. Ne e dimë se po rritemi, jemi paraqitur mirë kohët e fundit, jemi ekip kompakt. Në sulm kemi lojtarë në formë dhe në mbrojtje kemi marrë gjithmonë komplimente.Mund të luajmë shumë mirë në kundërsulm. Presingu nuk nis nga mbrojtja, por nga sulmi, që t’i hapim probleme Polonisë. Nuk na lejohet asnjë gabim, ata janë shumë të fortë nga krahët. Të mos i lëmë hapësira dhe t’i godasim në kundërsulm”.

“Për Lewandowskin duhet organizim shumë i mirë nga ne. Është i jashtëzakonshëm në zonë. Krijon probleme të mëdha. Mbrojtësi e ka në kontroll dhe pas 12 sekonde kthen kokën dhe nuk e gjen më. Duhet ta markojë gjithë mbrojtja, nuk mjafton një lojtar. T’i heqim sa më shumë hapësira. Shpresoj të mos jetë në ditën e tij. Te Polonia e ka të vështirë të japë rendimentin që jep te Bayerni, por vlerat e tij janë të padiskutueshme. Në një ndeshje nuk futesh asnjëherë me idenë e humbjes, por për të fituar apo marrë pikë”.

“Të japim më të mirën në këtë ndeshje. Që në nisje të kësaj faze kemi qenë të vendosur për të shkuar me synimin për të marrë pikë. Motoja jonë është ‘respekt për të gjithë, frikë për asnjë’. Me Souzan kemi raport të mirë dhe respekt me njëri-tjetrin. Në Europian Polonia nuk bëri mirë me të në drejtim. Shpresoj që ai të gjejë zgjidhje dhe të rikthehet në ditë të mira te Polonia, sigurisht pas ndeshjes së nesërme ndaj nesh. Ne jemi një skuadër e mirë dhe grup kompakt dhe nuk futemi në këtë ndeshje për të qëndruar në mbrojtje. Kemi armë të forta në sulm dhe mund të bëjmë keq. Nëse Polonia do na vërë në vështirësi do kthehemi, por kurrsesi nuk do futemi në fushë për të qëndruar në mbrojtje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *