• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Juventusi shumë i fortë, Vllaznia mposhtet në Loro Boriçi! (VIDEO)

Byadmin

Sep 1, 2021

Vllaznia e femrave u mposht nga Juventusi në sfidën e parë të turit të fundit kualifikues në Champions League duke e kthyer në një mirazh kalimin në fazën  e grupeve.

Në Loro Boriçi në praninë e një numri të konsiderueshëm spektatorësh skuadra kampione e Shqipërisë u mposht me shifrat 0-2 nga ekipi që dominoi futbollin italian sezonin e shkuar.

Juventusi gjen shumë shpejt golin, teksa që në minutën e 12 e dërgon topin pas shpinës së portieres së Vllaznisë.

“Zonja e vjetër” vendos të mbyllë gjithçka që në pjesë të parë.

Vetëm një minutë nga momenti kur do të mbyllej fraksioni i parë i lojës, Hurtig shënon golin e dytë me kokë.

Vllaznia përpiqet të ngushtojë rezultatin gjatë pjesës së dytë, por pa sukses.

Juventusi largohet me fitore nga Shkodra dhe tashmë është me njërën këmbë në grupet e Champions League për femra

Image
Image
Image
Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *