• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Empoli jep “OK”-in për Bajramin, ja kur do të bashkohet mesfushori me Kombëtaren

Byadmin

Sep 1, 2021

Lajm pozitiv për Kombëtaren shqiptare. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Empolit bën me dije se Nedim Bajrami është thirrur nga kombëtarja shqiptare për sfidat e radhës kualifikuese për Botërorin 2022:

mesfushori 22-vjeçar do t’i bashkohet kuqezinjve për 2 ndeshjet që do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, ndaj Hungarisë më 5 shtator dhe ndaj San Marinos më 8 shtator.

Vlen të theksohet fakti se palët hasën fillimisht një ngërç, për shkak të një emaili formal që I dërgohet klubeve për të lënë të lirë futbollistët.

Nevojitej që kjo ftesë të dërgohej 14 ditë para nisjes së grumbullimit. Gjithsesi është arritur të gjendet gjuha e përbashkët mes drejtuesve, teksa Bajrami do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për 2 ndeshjet e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *