• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Teuta prezanton një sulmues! (FOTO)

Byadmin

Aug 31, 2021

Teuta kompleton sulmin me një sulmues cilësor. Të paktën kështu sugjeron karriera e futbollistit të zyrtarizuar së fundmi nga “Djemtë e Detit”.

Bëhet fjalë për Kevin Koubemba, shtatlartin 28-vjeçar me origjinë nga Kongo, i cili ka arritur të luajë edhe në elitën e futbollit francez, Ligue 1.

Koubemba i bashkohet Teutës pas një përvoje për t’u marrë në konsideratë në klube me emër në Europë, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës Sabah në Azerbaixhan, ku në 22 ndeshje ka mundur të shënojë 5 gola.

May be an image of 1 person

Sulmuesi kongolez e ka nisur karrierën me klubin e Amiens në France, duke debutuar edhe në Ligue 1. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve të tilla si Lille, Brest, Sint-Truiden, CSKA e Sofjes dhe Sabail.

Koubemba është grumbulluar në vitin 2014 në përfaqësuesen e Kongos, me të cilën numëron 5 paraqitje.

Me afrimin e këtij sulmuesi, drejtuesit e kampionëve në fuqi besojnë se i kanë zgjidhur “hallet” në fazën e avancuar, ku mungesa e një “bomberi” u ndie shumë në ndeshjet europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *