• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Rey Manaj rikthehet në Itali!

Byadmin

Aug 31, 2021

Rey Manaj lë Barcelonën për t’u rikthyer në Serie A, pikërisht në kampionatin ku u bë i njohur me fanellën e Interit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare për shkak të mungesës së hapësirave në skuadrën e parë të Barcelonës ka vendosur të largohet në ditën e fundit të merkatos në mënyrë që në këtë sezon të ri futbollistik të marrë sa më shumë minuta në këmbë.

Manaj do ta vazhdojë karrierën te Spezia aty ku do të ketë si trajner një ish-lojtar të Barcelonës pikërisht italo-brazilianin Thiago Motta.

Kompletohet kalimi i Rey Manajt te Spezia - Telegrafi

Barcelona dhe Spezia arritën marrëveshjen për kalimin e Manajt në Itali, për huazimin e 24-vjeçarit për një sezon për shifrën e 500 mijë eurove ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe e drejta e blerjes nga ana e Spezias për rreth 3,5 milionë euro.

Manaj aktualisht është i impenjuar me kombëtaren shqiptare në grumbullimin e kuqezinjëve në Poloni dhe për firmën e tij mbi kontratë dhe prezantimin zyrtar klubi i Spezias duhet të presë edhe disa ditë, ndoshta deri në përfundim të sfidës eliminatore të 8 shtatorit ndaj San Marinos.

Gjatë kësaj vere Rey Manaj spikati me fanellën e Barcelonës në fazën përgatitore teksa arriti të realizonte dhe 4 gola, megjithatë mbipopullimi i Barçës në repartin e avancuar bëri që lushnjari të largohet në kërkim të hapësirave në formacion në një tjetër skuadër. Në Itali Spezia do të jetë skuadra e 5-të e Manajt pas Cremoneses, Interit, Pescarës dhe Pisas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *