• Fri. Nov 26th, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Kastriot Dermaku shitet nga Parma ja ku është transferuar!

Byadmin

Aug 31, 2021

Pas parashikimeve të djeshme, njoftimi zyrtar mbërriti sot në mëngjes: Kastriot Dermaku (29 vjeç) kthehet te Lecce. Këtë herë, pas përvojës së huazimit të sezonit të kaluar, është një lëvizje e përhershme.

Pra, mbrojtësi i kombëtares sonë është shitur te skuadra e Serie B, përfundimisht. Detajet e operacionit ekonomik nuk dihen, por shtatlarti kuqezi ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare me klubin salentin.

Në dy sezonet e fundit, mbrojtësi shqiptar ka qenë gjithmonë jashtë projektit të Parmës, prandaj shitja dukej e pashmangshme për një lojtar që e njeh shumë mirë kampionatin e Serie B.

Këtu është njoftimi për shtyp i Parmës: “Parma Calcio 1913 njofton se e ka shitur përfundimisht lojtarin Kastriot Dermaku në U.S. Lecce”.

Dermaku është kthyer përsëri te Leçe. Pavarësisht dëmtimeve të pësuara në sezonin e shkuar, verdhekuqtë janë bindur me aftësitë e mbrojtësit shqiptar, të cilin pas huazimit një-vjeçar sigurojnë përfundimisht kartonin e tij.

Tashmë Dermaku është lojtar i Leçes, me të cilët ka firmosur për 3 vitet e ardhshme, me të cilët objektiv ka ngjitjen në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *