• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Sokol Çikalleshi: Në këto dy ndeshje do shihet se ku jemi në kualifikueset e Botërorit

Byadmin

Aug 31, 2021

Sokol Çikalleshi mendon se dy ndeshjet kundër Polonisë dhe Hungarisë në shtator, do të tregojnë se cilat janë objektivat dhe mundësitë reale të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit. Sulmuesi kuqezi vjen në një formë të shkëlqyer në këtë grumbullim, por thekson se forma e individëve nuk duhet të dalë në plan para grupit.

Në fjalët e tij për “SuperSport”, Çikalleshi shpjegoi se vetëm si grup mund të mposhteshin ekipe me kualitete të larta si ato me të cilat përballët Shqipëria në dy takimet e radhës.

“Besoj që tani jemi edhe në fillim të kampionateve dhe kemi mbyllur fazën përgatitore. Mendoj se  jemi mirë, ndjehemi mirë, shumica e lojtarëve po luajnë, pothuajse shumica po kthehen në kushte optimale që janë paraqitur mirë në klubet e tyre. Jemi gati dhe shpresoj që këtë gjë ta tregojmë edhe në fushën e lojës duke nisur që me Poloninë.

Kam shënuar në tre ndeshjet e fundit dy gola, ndjehem shumë mirë, uroj të vazhdoj kështu. Patjetër që për të arritur në një nivel të tillë duhet shumë punë për ta mbajtur, duhet punë e përkushtim. Por duke nisur që në ndeshjen me Poloninë uroj që jo vetëm unë, por të gjithë ekipi dhe lojtarët në fushë të bëjnë më të mirën se është ndeshje ku varet fati jonë. Në këto dy ndeshje do ta shohim se ku do të jemi për kualifikueset e Botërorit, ndjehemi mirë dhe të përkushtuar për të bërë maksimumin.

Në momentin që lojtarët janë në formë e arrijnë të shënojnë, është ogur i mirë, por nuk do të thotë që gjithçka varet nga sulmi. Ne duhet të jemi një grup i fortë së bashku, të mbrojmë mirë e sulmojmë mirë. Është diçka e mirë, por duhet të jemi në sinkron në repartet e tjera për të arritur gjëra pozitive.

Duel me Levandovskin? Nuk mund të shohim duel në distancë se Levandovski është Levandovski, nuk ka nevojë për shumë koment. Por duke qenë se jemi 11 lojtarë në fushë, dhe futbolli nuk është individual, ai është diçka plus për Poloninë, por jo gjithçka. Duhet të jemi grup dhe grupi është mbi individualin. Nëse do të jemi grup mbi individin ndaj Polonisë, besoj se do të dalim të kënaqur”, tha Çikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *