• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Shihni supergolin e Manajt sot me Kombëtaren (VIDEO)

Byadmin

Aug 31, 2021

Rei Manaj nuk është aktivizuar ende në ndeshje zyrtare me skuadrën e parë të Barcelonës, por forma e tij vazhdon të jetë e shkëlqyer.

Sulmuesi i kuqezinjve është kandidat për një fanellë titullari në ndeshjet e radhës të kuqezinjve dhe ia ka vërtetuar trajnerit Reja që në stërvitjen e parë që zhvilloi sot me ekipin.

Në një video të publikuar nga FSHF në rrjetet sociale, shfaqet Manaj i cili pasi merr nja harkim nga e majta, ekzekuton me një goditje spektakolare “gërshërë”, duke lënë të shtangur edhe shokët e skuadrës të cilët nuk e pritnin një tentativë të tillë të sulmuesit.

Pavarësisht se është 24 vjeç, Rey Manaj ka një karrierë të gjatë në klube të ndryshme të skenës evropiane të futbollit.

Ai u formua në kategoritë e ulëta të Interit, duke debutuar me ekipin e parë më 2015.

Para fillimit të eksperiencës në Spanjë me Granadën, Albaceten dhe Barçën, sulmuesi shqiptar e zgjeroi kurrikulën e tij në futbollin italian duke luajtur për Cremonese, Pisa Sporting Club, Sampdoria, Delfino Pescara; të gjithë nga Serie B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *