• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Rei Manaj pranë akordit me skuadrën e Serisë A! (FOTO)

Byadmin

Aug 31, 2021

E ardhmja e Rei Manajt është gjithmonë e më larg Barcelonës, por kjo nuk mund të thuhet me siguri.

Gjashtë skuadra kanë treguar interes për sulmuesin shqiptar në orët e fundit dhe kanë prezantuar ofertat zyrtare për lojtarin.

Rei Manaj ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës në fazën përgatitore ku spikati duke realizuar 4 gola në dy ndeshje.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shpërblye duke u federuar me ekipin e parë të katalanasve, por mesa duket Barcelona dëshiron një numër 9 të ri në skuadër dhe do të duhet të heqë dorë nga sulmuesi shqiptar.

Sipas gazetarit italian dhe njëkohësisht ekspertit të merkatos, Fabricio Romano ka deklaruar se Barcelona është në bisedime të avancuara me Specian, dhe se marrëveshja mund të konkretizohet në orët në vijim:

“Barcelona është në bisedime të avancuara për të shitur Rei Manajn tek skuadra italiane Specia. Marrëveshja pritet të përfundojë në orët e ardhshme. Barça po kërkon një numër 9 të ri që do të nënshkruajë para përfundimit të merkatos.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *