• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Cristiano Ronaldo te Manchester United, njihuni me shifrat zyrtare të transferimit!

Byadmin

Aug 31, 2021

Cristiano Ronaldo, zyrtarisht futbollist i Manchester United! Marrëveshja, në fakt, është arritur prej disa ditësh, por këtë të martë, si klubi anglez dhe ai italian (Juventusi) dolën me njoftim zyrtar për këtë transferim sensacional të kësaj merkatoje verore.   

Pas tri sezonesh në Serinë A me Juventusin, CR7 riniset te “Djajtë e Kuq”, në klubin ku spikati si ndër më të mirët në botë në periudhën 2003-2009.

“Zonja e e Vjetër”, që shpenzoi 100 milionë euro për t’ia shkëputur Realit në vitin 2018, përfiton 15 milionë euro plus 8 milionë në formë bonusesh për kartonin e “yllit” portugez.

Official: Manchester United announce Cristiano Ronaldo transfer - Football  Italia

 133 ndeshje, 101 gola dhe 5 trofe. Këto janë statistikat e Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi. Portugezi u bë futbollisti i parë në historinë e Juventusit që arriti të shënonte më shumë se 100 gola në të gjitha kompeticionet në tri sezonet e para.

Manchester United njoftoi se Cristiano Ronaldo ka firmosur për dy vjet, pra deri më 30 qershor 2023, me opsion zgjatjen e marrëveshjes edhe një vit tjetër.

Në epokën e parë te Manchester United, Ronaldo shënoi 118 gola në 292 ndeshje.

Cristiano Ronaldo Man United Jersey Number Finally Revealed | Football news  and transfer updates | Somtosports

Në prononcimin e parë për faqen e klubit 36-vjeçari, deklaroi:

“Manchester United është një klub që ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Jam emocionuar shumë nga të gjitha mesazhet që kam marrë që nga njoftimi i së premtes. Mezi pres të luaj në një “Old Trafford” të mbushur plot dhe të shoh përsëri të gjithë tifozët. Mezi pres të bashkohem me ekipin pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe shpresoj që të kemi një sezon shumë të suksesshëm.”

Ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer tha se e ka të vështirë të përzgjedhë fjalët për të përshkruar Cristianon. “Ai nuk është vetëm një lojtar i mrekullueshëm, por edhe një njeri i madh. Duhet të jesh person i veçantë për të pasur dëshirën dhe aftësinë për të luajtur në nivelin më të lartë për një periudhë kaq të gjatë. Nuk kam dyshim se do të vazhdojë të na mahnitë të gjithëve dhe përvoja e tij do të jetë jetike për lojtarët më të rinj në skuadër. Rikthimi i Ronaldos demonstron lidhjen unike të tij me këtë klub. Jam shumë i kënaqur që ai u kthye në shtëpi, aty ku filloi gjithçka.”

Why I wouldn't take Cristiano Ronaldo back at Manchester United - Down The  Wings

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *