• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Vllaznia bën dy goditje në mesfushë! (FOTO)

Byadmin

Aug 30, 2021

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, ku fantazisti boshnjak Zinedin Mustedanagiç është prezantuar me klubin e Vllaznisë duke firmosur një kontratë dy-vjeçare. Trekuartisti është rritur në akademinë e Spartës së Pragës dhe sezonin e fundit është aktivizuar me fanellën e skuadrës së Sarajevës.

Gjithashtu klubi shkodran me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ka bërë zyrtare dhe një lojtar që ishte në provë me kuqeblutë, bëhet fjalë për mesfushorin që është aktivizuar me Zvicrën U-21, Albin Sadriaj. 24-vjeçari me origjinë kosovare ka nënshkruar me Vllazninë një kontratë dy-vjeçare.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“DY FIRMA TË REJA PËR VLLAZNINË

Që prej ditës së sotme, pjesë e KF Vllaznia do të jenë edhe dy futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është pikërisht Albin Sadrijaj, lojtari i cili prej disa ditësh është stërvitur me skuadrën tonë dhe tashmë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e saj. Sadrijaj është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka lujtur për U-21 të Zvicres. Pozicioni i tij në fushë është ai i mesfushorit mbrojtes dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Vllazninë. Lojtari tjetër që ka firmosur sot është fantazisti 23 vjeçar Zinedin Mustedanagiç. Ai është një lojtar i rritur ke Sparta Prages dhe sezonin e fundit ka lujtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagiç ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë.

Mirë se erdhe Albin Sadrijaj!

Welcome Zinedin Mustedanagiç!🔴🔵

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *