• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Alban Xhaferi president i ri i Vllaznisë!

Byadmin

Aug 30, 2021

Ka ardhur momenti që të thuhet e pranohet që Alban Xhaferi është presidenti i ri i Vllaznisë, madje edhe pronari i saj.

Pas përgjigjes që ka mbërritur në Bashkinë Shkodër nga Komisioni i Prokurimit Publik, së fundmi ka qenë vetë Bashkia që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka publikuar dokumentat ku njofton fituesin e ankandit për privatizimin e Vllaznisë.

Bashkia e Shkodrës ka shitur 100 përqind të aksioneve të klubit në shumën 63,750,000 lekë.

NJOFTIMI ZYRTAR I BASHKISË SHKODËR: 

📌Bashkia Shkodër njofton fituesin ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K.F.Vllaznia Sh.A. ne masën 100%”: ▶️ Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomik “ALBASPORT & ENTERTAINMENT,sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi.▶️Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë.*************************************📍Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi proceduren e ankandit më datë: 09.03. 2021 , ora 10.00, me proçedurë të hapur për shitjen e aksioneve e Klubit të Futbollit “VLLAZNIA” sh.a, në masën 100%. Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë.Kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë ofertuesit listuar më poshtë me vlerat përkatëse të ofruara:1️⃣ Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, me vlerë 45,833,333 (dyzet e pesë milion e tëtëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind tridhjetë etre) lekë pa TVSH.55,000,000 (pesëdhjetë e pesë milion) lekë me TVSH.2️⃣ Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, me vlerë 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetëmilion) lekë.3️⃣ Bashkimi i operatorëve ALBASPORT & ENTERTAINMENT, shpk, dhe ALBAPHOTO, shpk, me vlerë 62,500,000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë ) lekë.📍Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:1. Bashkimi I operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe CarpathiaAlbania shpk.2. Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk,✅ Në përfundim të proçedurës së plotë të ankandit , informojmë se bashkimi e kandidatëveblerës-“ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k dhe ALBAPHOTO,sh.p.k, me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi është fitues. ✅ Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 (gjashtëdhjetë etre milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.Ky njoftim është botuar në Buletinin nr. 130 të Agjencisë së Prokurimit Publik, sot më datë 30 Gusht 2021.👉 për më shumë mund të klikoni në: http://www.bashkiashkoder.gov.al/…/buletini_nr_130_date…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *